Ndërlidhjet

SHKUP


Maqedonas të zhvendosur nga rajoni i Kumanovës kanë bllokuar vendkalimin kufitar të Tabanocit, midis Maqedonisë dhe RF të Jugosllavisë dhe kanë thënë se nuk do të lejojnë që automjetet e NATO-s dhe KFOR-it të shfrytëzojnë këte pikë kalimi. Protestuesit kanë thënë se nuk do të heqin barrikadën derisa autoritetet të plotësonin kërkesën e tyre për t’u kthyer në fshatrat e veta. Ndërkohë kryetari i Unionit të Bujqve të Maqedonisë Veljo Tantarov, ka thënë se të mërkurën ata do të bllokojnë edhe vendkalimet kufitare midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në Stenje, Shën Naum dhe Qafë Thanë.
XS
SM
MD
LG