Ndërlidhjet

BEOGRAD


Autoritetet serbe do të fillojnë në 6 shtator ekshumimin e varrezës masive Dervenata, afër Uzhicës, ku supozohet se dergjen rreth 70 viktima nga Kosova, të cilët ishin hedhur fillimisht në Liqenin Peruçica në një rimorkio-frigorifer, njoftojnë mediat e Beogradit. Me këtë rast dëshmitarë i kanë deklaruar gazetës “Danas” të Beogradit se rimorkioja që notonte në sipërfaqe të liqenit ishte goditur me një granatë që të fundosej, por, kufomat kishin filluar të dalin mbi ujë.
Ministri serb i Drejtësisë Dushan Mihajlloviq, pat deklaruar më herët se sipas informatave që disponohet ka indikacione se rreth 800 viktima nga Kosova janë gropuar në varreza masive anembanë Serbisë.
XS
SM
MD
LG