Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeprokurorja e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime lufte, Carla Del Ponte, gjatë bisedimeve me zyrtarët jugosllavë në Beograd ka përsëritur presionet për dorëzimin e atyre serbëve të cilët janë akuzuar për krime lufte. Zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq, pas bisedimeve me Del Ponten ka deklaruar se të gjithë ata që kanë bërë krime lufte duhet të përgjigjen për ato krime. Çoviq ka shtuar se nga autoritetet e Beogradit është kërkuar që të paraqesin fakte, siç ka thënë, për të gjitha krimet që ka bërë UÇK-ja në Kosovë. Ndërkohë dy liderët kosovarë Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, sërish kanë hedhur poshtë akuzat e ministrit serb të DrejtësisëVlladan Batiq, kundër drejtuesve të lartë të ish-UÇK-së.
XS
SM
MD
LG