Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë vazhdoi debatin mbi Marrëveshjen e paqes, të ndërmjetësuar nga Perëndimi dhe sipas raporteve pritet që të votojë planin paqesor jo më larg se gjatë ditës. Vota e Parlamentit do të përcaktojë nëse ligjëvënësit do të shkojnë tutje me debatin formal për ndryshimet e dakorduara kushtetuese që do t’u garantojnë më shumë të drejta shqiptarëve të Maqedonisë. Kryeministri Lupço Georgievski mbrëmë i kishte bërë thirrje Parlamentit që të ratifikojë Marrëveshjen e paqes, por njëherit e ka denoncuar ujdinë politike, si dhe presionin e Perëndimit ndaj Maqedonisë, siç ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG