Ndërlidhjet

NEW YORK


Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch ka akuzuar forcat maqedonase për vrasje, kallje shtëpishë dhe torturimin e civilëve në fshatin Luboten, gjatë një ofensive të muajit të kaluar dhe ka kërkuar hetime urgjente dhe të paanëshme. Në raportin e Organizatës Human Rights Woch thuhet se gjatë interevenimit në Luboten, forcat policore maqedonase kan vrarë 9 civilë, kanë djegur 22 shtëpi dhe kanë keqtrajtuar qindra banorë shqiptarë që përpiqeshin të largohen nga fshati. Elizabeth Andersen, drejtoreshë për Evropë dhe Azi e HRW-së ka thënë se, përkundër raportit qeveritar mbi këte ofensivë, hulumtuesit e kësaj organizate nuk kanë gjetur asnjë dëshmi që kyrengritësit shqiptarë nga radhët e UÇK-së të kenë qëndruar në atë fshat.
XS
SM
MD
LG