Ndërlidhjet

MOSKË


Në Moskë u njoftua se të deleguarit specialë të Perëndimit në Maqedoni, Francois Leotard dhe James Pardew, do të kenë nesër bisedime me lidershipin e Rusisë, lidhur me koordinimin e hapave të ardhshëm të bashkësisë ndërkombëtare në përgjigje të krizës në atë vend të Ballkanit. Leotar dhe Pardju, të cilët pritet të arrijnë në Moskë, sot pasdite, do të bisedojnë me ministrin e Jashtëm rus Igor Ivanov, e aty do të jetë edhe i dërguari i OSBE-së Max van der Stoel.
XS
SM
MD
LG