Ndërlidhjet

WSHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë javën e ardhëshme do të kenë bisedime për çështje ushtarake, duke përfshirë planet e SHBA-së për mbrojtjen raketore që Pekini e kundërshton. Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se zyrtarët amerikanë do t’u thonë autoriteteve të Pekinit se programi për mbrojtjen raketore nuk kërcënon Kinën, por synon t’i kundërvihet kërcënimeve të kufizuara raketore nga shtetet e papërgjegjëshme apo lansimeve aksidentale të raketave. Presidenti George Bush ka paraparë një vizitë në Kinë gjatë muajit tetor.
XS
SM
MD
LG