Ndërlidhjet

Tiranë


Nga misioni në Shqipëri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është bërë e ditur se, kah fundi i këtij muaji, do të kompletohet dokumenti që përmban raportet përfundimtare të vëzhguesve të jashtëm që ndoqën procesin e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.

Pas disa rundeve të zgjedhjeve, Partia Socialiste fitoi 73 vende deputetësh, ndërsa katër parti të vogla, që përfaqësohen në qeverinë e koalicionit, fituan 13 vende.

Opozita demokratike “Bashkimi për Fitore”, që fitoi 46 vende deputetësh, nuk i ka njohur rezultatet e zgjedhjeve dhe, të Hënën e kaluar, ka bojkotuar seancën e parë parlamentare.
XS
SM
MD
LG