Ndërlidhjet

Sundvollen, Norvegji


Në Maqedoni po zhvillohen bisedime lidhur me nevojat e saj në të ardhmen, në aspektin e sigurisë, por ajo nuk ka dhënë indikacione se dëshiron që trupat e Nato-s të mbesin atje, pas misionit të mbledhjes së armëve nga guerilja, - ka thënë sekretari i përgjithshëm i Nato-s, George Robertson, gjatë vizitës njëditëshe në Norvegji.

Ai ka thënë se “kuptohet, po zhvillohen diskutime ndërmjet qeverisë së atjeshme dhe emisarëve të ndryshëm që gjenden në rajon”.

George Robertson poashtu ka thënë se “angazhimi ynë në Bosnjë Hercegovinë, në Kosovë dhe sidomos tash në ish republikën jugosllave të maqedonisë, paraqet një projekt unik historik: një përpjekje për të konosliduar Evropën si një zonë jo vetëm të prosperitetit por edhe të vlerave të përbashkëta”.
XS
SM
MD
LG