Ndërlidhjet

Jerusalem


Nga pasojat e shpërthimeve të kryera nga ana e militantëve palestinez u vranë katër persona, përfshirë këtu edhe autorin e aksionit vetëvrasës dhe u plagosën më tepër se 30 vetë.

Incidenti i rëndë ndodhi në afërsi të stacionit hekurudhor të qytetit verior të Izraelit, Nahariya.

Më herët gjatë ditës, në Bregun Përëndimor një palestinez i armatosur vrau dy izraelitë, ndërsa në Rripin e Gazës forcat izraelite vranë një pjesëtar të gueriljes palestineze.

Nga pasojat e ciklit të fundit të dhunës 11 muajëshe, u vranë afro 556 palestinezë dhe 158 izraelitë, bën të ditur agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG