Ndërlidhjet

PARIS / MOSKË


Franca dhe Rusia kanë pajtueshmëri të plotë mbi nevojën e një pranie ndërkombëtare në Maqedoni, kur trupat e NATO-s të përfundojnë misionin në këtë vend ballkanik-njoftojnë zyrat për shtyp të presidentëve Jacques Chirac dhe Vladimir Putin, pas një bisede telefonike që dy burrë-shtetasit zhvilluan gjatë ditës. Zëdhënësja e presidentit francez tha se Jacques Chirac beson që ushtarët e huaj do të jenë të nevojshëm në Maqedoni për të mbrojtur vëzhguesit ndërkombëtarë dhe për të mbikqyrë procesin e paqes, kur trupat e NATO-s të largohen.
XS
SM
MD
LG