Ndërlidhjet

NJU JORK / UASHINGTON


Dy aeroplanë kanë rënë mbi dy rrokaqiej, të Bordit të Tregtisë së Nju Jorkut dhe Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa një shpërthim i tretë njoftohet të ketë ndodhur në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të njohur si Pentagon. Ndërtesat janë shembur pas shpërthimeve ndërsa nuk ka ende njoftime për viktimat eventuale. Evakuime masive kanë filluar nga institucionet shtetërore amerikane. Presidenti amerikan George Bush, këto fatkeqësi i ka quajtur një tregjedi kombëtare. Më tej ai ka thënë se shpërthimet e sotme mund të jenë sulme të mundshme terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. Bëhet e ditur gjithashtu se Administrata e Aviacionit Amerikan ka ndaluar të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara. Aeroplanët që tashmë janë në udhëtim duhet të ndalojnë në aeroportin më të afërt, ndërsa ata të cilët nuk i binden urdhrit do të qëllohen - njofton aviacioni federal.
Ndërkohë kanë arritur edhe reagimet e para të liderëve botërorë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shfaqur ngushëllimet për popullin amerikan pas sulmeve terroriste, të cilat ai i ka cilësuar “tragjedi të llahtarshme”. Kryeministri britanik, Tony Bler, ka deklaruar se terrorizmi në masë, “paraqet djallin e ri në botën e sotme”. Ai i ka shfaqur ngushëllime presidentit George Bush dhe popullit amerikan. Bler ka shtuar se sulme të tilla janë përgatitur nga “fanatikë, krejtësisht indiferentë ndaj shenjtësrisë së jetës njerëzore”.
XS
SM
MD
LG