Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti maqedonas vazhdon debatin rreth ministrit të Drejtësisë Ixhet Mehmeti, anëtar i partisë për Prosperitet Demokratik.
Kryeministri Lubco Georgievski ka kërkuar dorëheqjen e ministrit shqiptar me kritikat se ka dështuar të kërkojë nga autoritetet gjermane ekstradimin e Sami Habibit, një banor shqiptar i Maqedonisë, i cili dyshohet të ketë sulmuar në Janar një stacion policor në veri-lindje të Maqedonisë, si pasojë e të cilit humbi jetën një oficer policie. Analistë thonë se ky hap mund të çojë në një krizë të re qeveritare nëse Partia për Prosperitet Demokratik vendos të largohet nga parlamenti.
XS
SM
MD
LG