Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria maqedonase ka përgënjeshtuar çdo aktivitet ushtarak në afërsi të qendrave të NATO-s për grumbullimin e armëve. Ajo thotë se të vetmet trupa qeveritare përreth Tetovës janë njësi rezerviste të forcave speciale maqedonase. Autoritetet qeveritare thonë se janë të befasuara me faktin se si është e mundur që të jenë ngatërruar këto njësite me paramilitarë. Mbrëmë vonë, i dërguari special i NATO-s në Maqedoni, Peter Feith, pati shprehur shqetësim rreth lëvizjeve të fundit të paramilitarëve rreth qendrave të NATO-s për mbledhjen e armëve, ndërsa zëdhënësi Mark Lejti deklaroi se “lëvizje të tilla mund të jenë faktor frenues në suksesin e procesit për grumbullimin e armëve”. Piter Feith u ka kërkuar autoriteve të Shkupit të largojnë çdo grup ilegal që operon në rajonet e krizës, përfshirë edhe të ashtuquajturit “Luanët”, njësi kjo që thuhet të jetë aktive në afërsi të Tetovës.
XS
SM
MD
LG