Ndërlidhjet

"TERRORIZMI KUNDËR KOMBIT TONË NUK DO TË KALOI"


GEORGE W. BUSH

Rreth orës 15 dy aeroplanë goditën ndërtesën 110 katëshe të Qendres Tregtare Botërore në Nju Jork, ndërsa pak më vonë aeroplani i tretë goditi ndërtesën e Pentagonit.
Një person që kishte qëlluar në Qendren Tregtare Botërore ka përshkruar sulmin si vijon:
“Aty kishte njerëz që kërcenin nga dritaret. Unë kam parë 13 ose 14 të tillë. Ishte e llahtarshme. Nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur”, thotë ky person që arriti të dal i shpëtuar nga ndërtesa e Qendres Botërore Tregëtare.
Ndërkaq, guvernatori i New York-ut, George Pataki, ka deklaruar:
“Kemi të bëjmë me një situatë të llahtarshme”, ka thënë Gjorgj Patak
Presidenti amerikan, George W. Bush, pas sulmeve ka deklaruar se qartazi kemi të bëjmë me sulme terroriste dhe tragjedi kombëtare:
“Sot ne kemi një tragjedi kombëtare. Dy aeroplanë kanë goditur Qendren Tregëtare Botërore në një sulm qart terrorist ndaj vendit tonë”, ka thënë presidenti Bush në paraqitjen e parë pas sulmeve për të shtuar:
“Kam biseduar me nën-presidentin, guvernatorin e New York-ut, drejtorin e FBI, kam urdhëruar ndihmë për viktimat dhe familjet e tyre dhe hetime në shkallë të gjërë për të zbuluar këta qyqarë dhe përgjegjësit e këtij akti. Terrorizmi kundër kombit tonë nuk do të kaloi”, ka thënë presidenti amerikan, George W. Bush.
Ditën e këtyre sulmeve terroriste presidenti Bush e ka cilësuar si një moment të rëndë për Amerikën, ndërsa të pranishmit i ka ftuar që me një minutë heshtje të nderojnë viktimat:
“Zoti i bekoftë viktimat, familjet e tyre dhe Amerikën”, ka thënë presidenti amerikan.
Në paraqitjen e dytë rreth orës 19 presidenti Bush ka theksuar:
“Askush nuk duhet të mashtrohet. Shtetet e Bashkuara do të zënë dhe do të ndëshkojnë përgjegjësit për këto akte qyqare. Është testuar vendosmëria e kombit tonë të madh. S’duhet të mashtroheni: do t’i dëshmojmë botës se ne do ta përballojmë këtë test”, ka konkluduar presidenti amerikan, George W. Bush.
Është prononcuar edhe sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, i cili për shkak të kësaj tragjedie ndërpreu qëndrimin në Peru:
“Amerika do të ballafaqohet me këtë tragjedi duke sjellur përgjegjësit para drejtësisë. Mund të jeni të sigurt se pavarrësisht nga llahtaria e kësaj dite, ne do ta përballojmë ate, sepse jemi një komb i fuqishëm, komb që beson në vetveten. Duhet të jeni të sigurt se shpirti amerikan do të përballoi këtë tragjedi”.
Ndërkaq kryeministri britanik, Tony Blair ka thënë:
“Ky terrorizëm masovik është djall i ri në botën tonë të sotme. Është bërë nga fanatikët që janë krejtësisht indiferentë ndaj shenjtërisë së jetës njerëzore. Demokracitë e kësaj bote bashkërisht duhet ta luftojnë dhe ta çrrënjosin në tërësi këtë djall nga bota e ynë”.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar:
“Kjo që ka ndodhur sot në Shtetet e Bashkuara tejkalon kufinjët nacional. Është një sinjalizim brutal ndaj gjithë njerëzimit – së paku ndaj gjithë njerëzimit të civilizuar”, ka thënë Vladimir Putin i cili pastaj ka nënvizuar rëndësinë e luftës kundër terrorizmit.
Ndërkaq, kancelari gjerman Gerhard Shreder ka theksuar:
“Kemi të bëjmë me shpallje të luftës kundër gjithë botës së civilizuar”.
Është deklaruar edhe lideri palestinez Yasser Arafat i cili ka thënë:
“Para së gjithash shfaq ngushllimet e mia dhe të popullit palestinez për presidentin amerikan George W. Bush, qeverinë dhe popullin e tij për këtë akt të tmerrshëm. Ne jemi krejtësisht të tronditur. E pabesueshme”.





XS
SM
MD
LG