Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti maqedonas ka shtyrë debatin rreth ministrit të Drejtësisë Ixhet Mehmeti, anëtar i partisë për Prosperitet Demokratik. Kryeministri Lubco Georgievski ka kërkuar dorëheqjen e ministrit shqiptar me kritikat se ka dështuar të kërkojë nga autoritetet gjermane ekstradimin e Sami Habibit. Habibi, një banor shqiptar i Maqedonisë, dyshohet të ketë sulmuar në janar një stacion policor në veri-lindje të Maqedonisë, si pasojë e të cilit humbi jetën një oficer policie.
XS
SM
MD
LG