Ndërlidhjet

Vienë


Nato-ja dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara kanë ngritur shkallën e sigurisë anembanë Ballkanit.

Zyrtarë të Natos në Maqedoni, ku është në zhvillim e sipër misioni i mbledhjes së armëve nga kryengritësit shqiptarë, kanë thënë se kanë shtuar masat e sigurisë. Por nuk është raportuar për detaje.

“Pavarësisht se nuk kemi indikacione për ndonjë sulm eventual terrorist në Kosovë, është e qartë se kujdesi duhet të shtohet” – ka thënë John Menzis, shef i zyrës amerikane në Prishtinë. Ai ka thënë se janë shtyrë të gjitha veprimtaritë diplomatike.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Bukuresht dhe në Sofie janë të mbyllura prej javës së kaluar, bën të ditur agjencia Asocciated Press.
XS
SM
MD
LG