Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO ka deklaruar se sulmi terrorist mbi Shtetet e Bashkuara është një sulm mbi vetë Aleancën, ndaj Këshilli drejtues i NATO-s i rezervon vetes të drejtën që të angazhohet për të ndihmuar Uashingtonin. NATO-ja ka konsideruar kësisoj nenin 5 të traktatit themelues të saj, që parasheh se çdo sulm kundër një shteti anëtar konsiderohet sulm kundër NATO-s. Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë përdorimin e bazave të aleatëve ose hapësirës ajrore të tyre. Sot Këshilli i përhershëm i NATO-s dhe Rusisë, pas një takimi special në Bruksel deklaroi se NATO dhe Rusia janë të bashkuara për të ndërshkuar përgjegjësit e asaj çka ata e cilësuan “akt çnjerëzor”.
XS
SM
MD
LG