Ndërlidhjet

BETIMI I AMERIKËS PËR TË LUFTUAR TERRORIZMIN


Robert McMahon

Shumë ekspertë nga Amerika, Britania dhe Evropa kontinentale shprehen se pas tronditjes së paimagjinueshme ditën e martë, sfida e radhës së Shteteve të Bashkuara para se gjithash qëndron në faktin se kundërpërgjigjja amerikane ndaj sulmeve terroriste mund të tejkalojë objektivin e saj dhe të sjellë në shoqërinë amerikane pasoja të pariparueshme.
Nëse Shtetet e Bashkuara duan që të eliminojnë në të ardhmën, përsëritjen e krimeve të ngjashme brenda territorit amerikan, atëherë ato duhet të veprojnë me saktësinë e ndërhyrjes kirurgjike .
“Reagimi nuk guxon të kthehet në përmbysje të vlerave të shoqërisë amerikane, edhe pse ndryshimet brenda kësaj shoqërie, çfarë do çoftë të jetë reagimi, do të jenë të pashmangshme”, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në univeristetin e Lankasterit, Gerd Nounmen
“Pa dyshim, qytetarët e Shteteve të Bashkuara do të duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës “, thotë Gerd Nonneman.
Ai thotë se kundërpërgjigjja e paralajmëruar e qeverisë amerikane duhet të lirohet nga presioni publik.
“ Brengosja më e madhe në këtë rafsh ka të bëjë me sjelljet që u drejtohen grupeve të tëra të njërëzve - vetëm në bazë të ngjyrës së lëkurës së tyre, apo origjinës së tyre kombëtare e fetare, siç është rasti me myslimanët, arabët dhe iranianët. Kjo dukuri mund të jetë tepër e rrezikshme“, vë në dukje profesori Nonneman .
Nisur nga kjo, ai nënvizon se kundërpërgjigjja amerikane duhet të mbështetet në hetime të kujdeshme të shërbimeve të zbulimit.
“Thjesht, të gjitha përpjekjet duhet përqendëruar në ndriqimin e fakteve rreth asaj së kush e bëri këtë krim dhe kush qëndron pas tij. Nëse kjo mund të bëhet, atëherë duhet të pasojë kundër-përgjigjja precize, e cila do të siguronte përkrahjen efektive të të gjithëve “, thotë Gerd Nonneman.
Specialisti nga Univeristeti Ashton në Britani, William Gutteridge është i të njëjtit mendim.
“Rreziku më i madh konsiston në shpalljen e luftës dhe konfrontimin amerikan me grupe dhe shtresa të gjëra njërëzish në rajonet ku janë strehuar armiqtë e përbetuar amerikan”, shprehet ai.
“ Pra, hap i parë i autoriteteve amerikane do të duhej të ishte forcimi i shërbimeve të zbulimit për të siguruar shumë më tepër fakte rreth asaj se çka po ndodh në ato vende të largëta, ku siç thuhet, përgatiten sulmet terroriste “, thotë zoti Gutteridge.
Ai poashtu vë në dukje rrezikun që solidariteti mbarë-botëror për Amerikën dhe gjykimi i fuqishëm i krimit, të rezultojnë me goditje të pamatura amerikane.
“ Solidariteti botëror me Shtetet e Bashkuara, të zemëruara për shkak të sulmeve terroriste, në këtë stad mund të rezultojë me hakmarrjen joselektive, respektivisht me hakmarrje në një shkallë të gjërë, e cila nuk do të bëjë seleksionimin e kujdesshëm të objektivave”, thotë William Gutteridge dhe shfaq shpresen se presidenti Geroge Bush do të gjejë mënyra për t’i rezistuar presionit për hakmarrjen masive.
XS
SM
MD
LG