Ndërlidhjet

Uashington


Në zhvillimin e parë zyrtar, që ka të bëjë me kundërpërgjigjen karshi sulmit të tmerrshëm terrorist kundër Shteteve të Bashkuara, Kongresi ka miratuar, pothuajse unanimisht, një rezolutë me të cilën presidenti George Bush autorizohet për të përdorë forcën kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet terroriste.

Për këtë rezolutë, mbrëmë vonë, në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, votuan 420 anëtarë; një votë ishte kundër.

Presidenti Bush shprehu kënaqësi që Kongresi ishte unik: “kjo tregon se populli ynë është i bashkuar dhe kjo gjë do të mbizotëroj” – tha ai.
XS
SM
MD
LG