Ndërlidhjet

PAVARRËSISHT NGA TRAGJEDIA - SHBA-të NUK I HARROJNË ZOTIMET PËR BALLKANIN


Patrick Moore

Mbështetja përgjatë Evropës dhe pjesës më të madhe të botës për Shtetet e Bashkuara, që është manifestuar ditëve të fundit, ishte prekëse dhe inpsiruese.
Gjithsesi edhe nga rradhët e të gjitha komuniteteve të Ballkanit kanë arritur mesazhet e ngushllimeve dhe mbështetjes.
Manifestimet më të dukshme të mbështetjes kanë arritur jo vetëm nga Kroacia, Bosnja dhe Mali i Zi, por para së gjithash nga Kosova, ku dhjetra mijëra veta dolën në demonstrime publike dhe ofruan gjak.
Por, në disa vende janë dëgjuar edhe zëra tjerë. Ka të atillë që mbeten të kurorëzuar me konceptet e shekullit të XIX-të, të shtetit-komb, interesave dhe balanceve, pavarrësisht që vështruar nga prizmi i botës Veriatlantike jetojmë në epokën e globalizimit.
Në disa vende, disa prej tyre, për një kohë të gjatë kanë mbetur të preokupuar me synimin për të redukuar vëllimin dhe fushveprimin e ndikimit amerikan.
Për disa prej tyre Amerika paraqet kërcënimin më të madh për ambicjet e tyre ekspanzioniste, veqanërisht në Kosovë, Maqedoni dhe pjesët tjera të Ballkanit.
Pikërisht nga këta ditëve të fundit është dëgjuar të kenë thënë se tragjedia e fundit do të nxitë Amerikën për të braktisur Ballkanin dhe për t’u tërhequr në izolim prapa mureve të raketave. Një gjë të tillë disa e kishin parashikuar pak para se George Bush të emrohej president.
Atbotë ata kishin gabuar dhe sërish do të dalin të gabuar.
Administrata Bush qartazi e ka bërë të ditur se zotimi i saj në Ballkan është i përbashkët me aleatët e NATO-s.
“Kemi hyrë bashkarisht dhe bashkarisht do të largohemi”, është konstatim që sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell e ka përsëritur disa herë.
Thënë shkurt ata që shpresojnë se tragjedia aktuale në Amerikë atyre do t’u jap rastin për ta bërë Balklkanin ashtu siç ata dëshirojnë vetëm i bëjnë qejfin vetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj gjithsesi që në javët e ardhshme do të jenë të përqenduar në tragjedinë dhe pasojat e saj. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë harruar obligimet dhe zotimet për Ballkanin ose cilëndo pjesë tjetër të botës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorgj Robertson, gjatë viztitës së fundit në Shkup potencoi pikërisht këtë aspekt.
Në Ballkan dhe gjetiu zhvillimet tragjike të 11 shtatorit për lidershipin dhe opinionin perendimor sërish e nxjerrin në dritë rëndësinë vitale të solidaritetit dhe zotimeve të bëra.
XS
SM
MD
LG