Ndërlidhjet

ZHERKA:"NË TRAGJEDINË AMERIKANE TRE SHQIPTARË TË VDEKUR, DYSHOHET PËR 10 TË TJERË..."


ILIR ZHERKA, kryetar i KKSHA

EVROPA E LIRË
Zoti Zherka, si e përshkruani ju atmosferën e tërësishme të pikëllimit në Shtetet e Bashkuara, pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste?

ILIR ZHERKA
Komuniteti shqiptaro-amerikan në mbarë Amerikën, është i pikëlluar dhe bashkë-ndjen dhembjen për tragjedinë që goditi New Yorkun dhe Washingtonin. Ne poashtu jemi të shokuar që kjo ka mundur të ndodhë në Shtetet e Bashkuara. Por, reagimi i bashkësisë shqiptaro – amerikane ishte i drejtuar për të ndihmuar, në çfarëdo mënyre të mundshme: me dhurimin e gjakut, me dhurimin e parave; për të përkrahur presidentin amerikan për të përfunduar këtë armiqësi kundër Shteteve të Bashkuara.

EVROPA E LIRË
Dihet se në Qendrën Botërore të Tregëtisë kishte njerëz nga të gjitha kombet. Pra, dhembja e thellë dhe pikëllimi mbretëron gjithkah në botë…A keni ndonjë informacion për viktimat eventuale nga pjesëtarët e komunitetit shqiptar?

ILIR ZHERKA
Tash për tash e dimë se tre shqiptaro-amerikanë kanë vdekur. Ne presim se ata do të varrosen. Ne po përpiqemi të gjejmë sa më tepër informacione që është e mundshme. Shumë njerëz ende konsiderohen të zhdukur. Frikësohemi se 10 ose më tepër shqiptarë kanë vdekur atje.

EVROPA E LIRË
Kishte lajme në televizion, në radio, në agjenci se ka shenja të kthimit të normalitetit në qytetet e goditura nga terroristët?

ILIR ZHERKA
Mendoj se terroristët ishin përpjekur të shkatërrojnë vullnetin tonë për t’i luftuar ata; pra për të na dëmtuar dhe bërë nervoz…Kjo është taktikë që terroristët e përdorin në gjithë botën. Mendoj se ata do të shohin se amerikanët janë të qëndrueshëm, të fortë. Pavarësisht nga fakti se kemi ardhur nga e gjithë bota dhe të gjithë ne jemi emigrantë – Amerika është vend i emigrantëve – populli amerikan jeton së bashku, punon së bashku, pa dallim etnie, pa dallim religjioni apo të përkatësisë politike. New Yorku është një qytet i mrekullueshëm, qytet i fortë, ai do të rindërtohet. Populli amerikan do të mbështesë Qeverinë dhe mendoj se terroristët do të pendohen…Shtetet e Bashkuara kanë aftësi për t’i ndjekur dhe shkatërruar terroristët. Ato do ta bëjnë këtë. Komuniteti shqiptaro-amerikan poashtu do të punoj për ta arritur këtë qëllim.


XS
SM
MD
LG