Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka thënë se nuk ka dyshim që disidenti saudit Osama bin Laden është i dyshuari kryesor në sulmet terroriste të së martës. Në një fjalim radiofonik, të drejtuar kombit amerikan mbrëmë, George Bush, tha se Shtetet e Bashkuara do të gjejnë bashkëpunëtorët e terroristëve, të cilët ndihën në realizimin e sulmeve. Presidenti Bush shtoi më tej se, ndërsa ai përgatit vendin për luftë kundër terrorizmit, njerëzit duhet t’i kthehen jetës dhe punëve të tyre.
XS
SM
MD
LG