Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Një delegacion i qeverisë pakistaneze,do të shkojë nesër në Afganistan, për të kërkuar që regjimi Taliban i këtij vendi, të dorëzojë Osama bin Ladenin. Vetë bin Laden, i ka dërguar me faks, shtypit islamik me bazë në Pakistan, një kumtesë përmes së cilës mohon çdo përfshirje në aktet terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara. “Në mënyrë kategorike mohoj ta kem bërë unë atë akt”- citohet Bin Laden. Ndërkaq, regjimi taliban i Afganistanit ka përsëritur sot se nuk do të ketë ndryshime në politikën e tij për mbrojtjen e Osama bin Ladenit dhe ka përsëritur kërcënimin, se çdo vend që mbështet Shtetet e Bashkuara, do t’a konsiderojnë armik të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG