Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjidhje tjetër përpos se të sulmojnë objektivat në vendet që strehojnë terroristët. Kjo pasi, “është e pamundur të mbrohet tërësisht populli amerikan nga terrorizmi, elementi më shqetësues i të cilit është se mund të sulmojë në çdo kohë,në çdo vend dhe të përdorë çdo teknikë” – tha Donald Rumsfeld. Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara po përgatiten t’i ndjekin terroristët në bazat e tyre.
XS
SM
MD
LG