Ndërlidhjet

TETOVË


NATO-ja ka akuzuar forcat maqedonase të sigurisë për një seri incidentesh të armatosura gjatë fundjavës. Zëdhënësi Mark Laity tha se të shtënat janë dëgjuar nga fshati Zhilçë dhe kanë pasur për objektiv një fshat fqinj të banuar nga shqiptarë. Laity tha se shkëmbimet kanë zgjatur rreth katër orë e gjysmë dhe forcat maqedonase të sigurisë kanë hapur zjarr të paktën dy herë para se shqiptarët të kundër-përgjigjeshin. Zëdhënësi i NATO-s deklaroi se do të shqyrtonin gjendjen në takime të ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG