Ndërlidhjet

SHKUP


Qeveria maqedonase lajmëron se mund të pranojë që në vend të mbetet një numër i vogël forcash sigurie të NATO-s, pas 26 shtatorit. Një ndihmës i presidentit Boris Trajkovski, tha se vendimi u morr sot, në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Kemi rënë dakort që presidenti Boris Trajkovski t’i dërgojë një letër NATO-s, përmes së cilës Maqedonia shpreh gadishmërinë për të pranuar një mision të vogël të Aleancës, detajet e të cilit do të bëhen të ditura më vonë” – ka kumtuar Nikola Dimitrov, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit Trajkovski.
XS
SM
MD
LG