Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, nënshkroi një rezolutë të miratuar më herët nga Kongresi, që autorizon ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të ndërrmarrë aksione kundër atyre që qëndrojnë pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington. Bush firmosi po ashtu një paketë prej 40 miliardë dollarësh, që është dedikuar për rindërtim dhe nevoja të ushtrisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë që vetëm në Pentagon, kostoja e dëmeve i kalon të 520 milion dollarët, ndërsa shumë më të rënda janë humbjet në njerëz. Pasi sipas vlerësimeve paraprake, sulmet terroriste mund t’u kenë marrë jetën pothuaj 6 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG