Ndërlidhjet

"LËVIZJA ANTI-TALIBANE E GATSHME PËR TË LUFTUAR TALIBANËT"


Tony Weoslowsky

Të gjitha informacionet e deritashme për fushatën amerikane kundër rrjetit terrorist të Osama Bin Ladenit në Afganistan, tregojnë se faza e saj e parë do të përqendrohet në sulmet ajrore, kurse faza e dytë nuk përjashton mundësinë e zbarkimit tokësor të ushtrisë amerikane në Afganistan.
Qëllimi është që të ç’rrënjosen në tërësi: rrjeti, logjistika dhe kampet terrorsite të Osama Bin Ladenit në këtë vend.
Kur kihet parasysh invadimi rus i Afganistanit dhe afro pesëmbëdhjetë mijë ushtarë rus të vrarë në shkretirat e këtij vendi, atëherë duket se involvimi i Lëvizjes antitalebane në veri të Afganistanit në kuadër të fushatës amerikane, mund të jetë jashtëzakonsiht i rëndësishëm, thonë analistë ushtarakë.
Për më tepër, ambasadori i Lëvizjes antitalebane, në selinë e OKB-së në New York, Ravan Farhadi, thotë se levizja e tij është është e gatshme që vetë të përballet ushtarakisht me grupet e Osama Bin Ladenit:
“Në kërkojmë vetëm ndihmë nga jashtë për një gjë të tillë. Ne jemi bijtë e këtij vendi, i njohim të gjitha rrethanat, dhe të gjitha rajonet e tij, kështu që ne mund të ballafaqohemi dhe mund ta gjejmë Osama Bin Ladenin”, thotë ambasadori Farhadi.
Sipas tij, kërkesa amerikane për ndidhmë nga Pakistani është një zgjidhje e gabuar:
“Luftimi i rrjetit terrorist të Osama Bin Ladenit në Afganistan nëpërmjet Pakistanit është një opsion i gabuar, sepse shërbimi ushtarak i zbulimit në Pakistan ka ngritur dhe mbështet Lëvizjen Talebane.
Iniciativa për pranimin dhe mbështetjen e Osama Bin Ladenit nga Lëvizja talebane ka ardhur nga shefi i këtij shërbimi, gjenerali Mahmud Ahmed“, pohon Ravan Farhadi.
Tony Davis, analist ushtarak nga Londra thotë se Pakistani mund të luaj një rol të rëndësishëm në fushaten amerikane kundër regjimit taleban dhe rrjetit të Osama Bin Ladenit në Afganistan, para së gjithash si bazë për avionët luftarak amerikan.
Opozita e armatosur anti-talebane në veri të vendit poashtu mund të luaj një rol të madh në këtë fushatë, thotë zoti Davis.
“Levizja veriore, me 15 mijë pjestarë të armatosur, është në gjendje të sigurojë të dhëna të rëndësishme për atë që ndodh në pjesë të tjera të vendit, meqenëse guerilet e tyre dhe enklavat nën kontrollin e kësaj lëvizjeje, ndodhen në pjesën qëndrore dhe atë perëndimore të Afganistanit “, thotë analisti britanik Davis.
Ambasadori i Levizjes anti-talebane Ravan Farhadi thotë se pjestarët e kësaj levizjeje kontrollojnë afro njëzet e pesë për qind të territorit të Afganistanit.
Një nga komandantët e Levizjës anti-talebane, gjenerali Avdyl Rashid Dostum, shprehet se ushtarët e tij janë të gatshëm për luftën e përgjitshme kundër regjimit taleban.
“Unë ju sigurojë se talebanët nuk do të mund të korrin sukses në luftën kundër lëvizjes sonë. Morali i jonë është shumë i lartë. Ne kemi hapur një front të përbashkët, politik dhe ushtarak, kundër regjimit taleban”, thotë gjenerali Dostum.
Analisti britanik Tony Davis parashikon se nëse vjen deri te zbarkimi i ushtarëve amerikan në Afganistan, atëherë trupat e Lëvizjes veriore (antitalibane), që ndodhen pesëdhjetë kilometra në veri të kryeqytit të Afganistanit, do të mund të levizin shumë shpejt drejt Kabulit.
Në rast të një zhvillimi të tillë atëherë duhet përjashtuar mundësin e krijimit të vakuumit të pushtetit në Afganistan, pas përmbysjes së regjimit taleban, thotë analisti Devis.
“Nëse amerikanët marrin vendim që ta përmbysin regjimin taleban, atëherë Lëvizja veriore do të jetë e vetmja forcë e gatshme për të depërtuar në kryeqytetin e Afganistanit dhe për të evituar mundësin e krijimit të vakuumit të pushtetit në këtë vend “, thotë analisti Tony Davis.

XS
SM
MD
LG