Ndërlidhjet

SHKUP / TETOVË


Ministria e brendshme e Maqedonisë, njofton se prej dje, ka vendosur kontrollin e plotë në lartësirat e Shkupit-Tetovës-Gostivarit, rajone këto që popullohen në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Policia ka ngritur disa post-blloqe përgjatë rrugëve. Agjensia Asoshiejted Press, citon një zëdhënës policie, Vasko Sutarov, të ketë thënë se njësitë e policisë, janë zëvendësuar nga armata në fshatrat Zhilcë dhe Ratae. Mes natës së të mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes, një shpërthim i fuqishëm i vuri flakën një pompe benzine në rrugën Shkup-Tetovë, me pronarë shqiptarë. Raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa policia thotë se nuk ka informacion për shkaqet e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG