Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryeministri britanik, Tony Blair, nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, me pjesëmarrjen në një meshë përkujtimore në nder të viktimave të sulmeve terroriste në Nju Jork. Më herët gjatë ditës, kryeministri Blair dhe presidenti francez, Jacques Chirac, në një takim në Paris, afirmuan vendosmërinë e vendeve të tyre për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar. Chirac tha se Franca do të marrë pjesë në çdo përgjigje “të duhur dhe efektive”, siç cilësoi ai, kundër sulmeve shkatërruese të javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez sqaroi se nuk është marrë ende një vendim për modalitetet e përgjigjes, por tha se çdokush e ka të qartë se ajo është e pashmangshme.
XS
SM
MD
LG