Ndërlidhjet

GJINGJIQ:"NË KOSOVË DY SISTEME JURIDIKE"!?


ZORAN GJINGJIQ, kryeministër i Serbisë



Gjatë takimit me gazetarët në selinë e radios Evropa e Lirë, kryeminsitri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, duke folur për ardhmërinë e Jugosllavisë, ka theksuar se federata në përbërjen e tashme me Serbinë dhe Malin e Zi duhet të bëjë reforma radikale nëse synon mbijetesen si shtet:
“Jugosllavia ka ardhmëri, ndonëse jo në formën që është tash, por shumë e reformuar”, ka thënë Zoran Gjingjiq.
Duke folur për raportin Beograd – Podgoricë kryeministri serb ka thënë se ato në planin e jashtëm duhet të përfaqësohen si një shtet i vetëm, ndërsa në planin e brendshëm do të kishin autonomi në shkallë të lart.
Sidoqoftë, Gjingjiq ka shtuar se ardhmëria e Jugosllavisë së tashme nuk paraqet prioritet për popullin serb. Ai ka vënë në pah se serbët aktualisht më shumë janë të brengosur për ekonominë, kriminalitetin dhe se ata do të akceptonin çfardo vendimi të Malit të Zi lidhur me pavarrësinë. Duke komentuar pohimet e mediave perendimore se njësitet paramilitare nga Kosova ishin të ndërlikuara në përmbysjen e regjimit të Millosheviqit, në tetorin e vitit të kaluar, Gjingjiq ka thënë se ato nuk kanë pasur rol shumë aktiv.
Ai ka pranuar se zyrtari i lart i sigurimit serb gjenerali Sreten Lukiq i akuzuar për pjesmarrje në krimet e bëra në Kosovë në vitin 1999 tash është duke mbajtur post të lart në Ministrinë e Brendshme. Por, ka shtuar Zoran Gjingjiq, Sreten Lukiq është emruar vetëm pasi që, siç ka thënë ai, është dëshmuar se nuk kishte marrë pjesë në krimet kundër shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG