Ndërlidhjet

UASHINGTON


Autoritetet në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sërë arrestimesh në kuadër të hetimeve të terrorizmit.
Dokumente të reja që janë paraqitur, bëjnë të ditur se autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë ndalur shumë persona nga shtetet e Lindjes së Mesme, të cilët kanë shkelur ligjet e imigracionit. Ata po merren në pyetje edhe nga ana e hetuesve të terrorizmit. Nga dokumentet mund të shihen se disa prej tyre kishin hyrë në Amerikë disa ditë para sulmeve terroriste në Nju Jork dhe në Uashingon.
Në Gjermani është shpallur një fletë-arrest për dy persona, në Londër, nga ana e policisë anti-terroriste, janë arrestuar katër vetë, në Francë janë arrestuar 7 persona të dyshuar për të cilët është thënë se mund të kenë lidhshmëri me sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara…
XS
SM
MD
LG