Ndërlidhjet

NJU JORK


Mbrëmë, në moshën 81 vjeçare u nda nga jeta, pas një ataku zemre, njëri ndër violinistët më të mëdhenj të shekullit 20-të, Isaac Stern.
Stern, një fëmijë emigrantësh ukrainas, ka pasur karrierë pothuaj 60 vjeçare dhe ka ndihmuar të tjerë violinistë të përparojnë si Itzhak Perlman, Yo-Yo Ma dhe Pinchas Zukerman. Isaac Stern, ka lënë pas një numër të madh regjistrimesh, ndoshta më të madhin në historinë e muzikës klasike. Interpretimi i tij vlerësohet për tonet e pasura dhe ritmet energjike të violinës së shekullit të 18 me të cilën ekzekutoi veprat e mjeshtërve të mëdhenj të kompozimit.
XS
SM
MD
LG