Ndërlidhjet

RIAD


Arabia Saudite ka ndërprerë sot marrëdhëniet diplomatike me regjimin taliban të Afganistanit. Riadi zyrtar vlerëson se qeveria Taliban i ka injoruar këshillat e Arabisë Saudite për ta bindur, siç thuhet, “që të ndalë strehimin e kriminelëve dhe terroristëve”. Ditë më parë, marrëdhëniet me Kabulin i ndërprenë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kësisoj Pakistani është i vetmi vend që vazhdon raportet me talibanët. Ministri i jashtëm i Pakistanit tha se planifikojnë t’i vazhdojnë këto marrëdhënie, pasi tanimë, ato mbeten i vetmi kanal diplomatik mes regjimit Taliban dhe komunitetit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG