Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, gjatë qëndrimit në Shkup tha se Aleanca Atlantike ka kryer pjesën e saj të punës me mbledhjen e armëve nga guerrilasit shqiptarë dhe i bëri thirrje parlamentit të Maqedonisë të miratojë paketën e amendamenteve. “Skeptikët janë gabuar pasi armët janë dorëzuar dhe procesi i çarmatimit ka ecur përpara” – deklaroi lordi Robertson për të shtuar se tanimë u takon politikanëve vendorë të plotësojnë detyrimet e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha më tej se ka marrë garanci nga presidenti Boris Trajkovski, se do të ketë një amnesti për kryengritësit shqiptarë, të cilën do duhet ta dekretojë parlamenti maqedonas.
XS
SM
MD
LG