Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, përshëndeti miratimin nga ana e parlamentit maqedonas të paketës së vendimeve që besohet se do t'i hapë udhë rivendosjes së plotë të paqes në këtë vend. Z.Meidani tha për radion “Europa e Lirë”, se çdo vonesë në këtë drejtim do ta mbante të hapur hendekun e urrejtjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe do të pengonte rritjen e besimit që shqiptarët në Maqedoni duhet të ushqejnë për institucionet e vendit të tyre. Presidenti Rexhep Meidani, u shpreh optimist se përshpejtimi i procesit do ta forcojë më tej integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG