Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shtetet e Bashkuara u kanë thëne aleatëve të tyre në NATO, të përgatiten për një betejë të gjatë dhe të koordinuar kundër terrorizmit mirëpo dështuan të specifikojnë kryesit e akteve terroriste në Nju Jork dhe në Uashington. “Opsioni ushtarak është një nga elementët për të përballur terrorizmin, por lufta kundër terrorizmit global do të jetë shumë më e gjerë” - ka thënë një zyrtar evropian. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, përsëriti vendosmërinë e Aleancës për të prerë rrënjët e terrorizmit ndërkombëtar dhe ftoi pjesëmarrësit të mbanin një minutë heshtje në kujtim të viktimave të 11 shtatorit. Pol Volfoviz, zëvendës sekretar i Mbrojtjes, i cili paraqiti raportin amerikan në Bruksel, nënvizoi rëndësinë e informacioneve të zbulimit, bashkëpunimin logjistik dhe ndërprerjen e financimeve për rrjetet terroriste. Dje në Uashington, Sekretari Ramsfelld tha se nuk do të ketë një ditë fillimi apo datë mbarimi të luftës kundër terrorizmit, por paralajmëroi se ajo do të jetë e gjatë dhe e vështirë.
XS
SM
MD
LG