Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ambasadorët e NATO-s do të marrin në shqyrtim gjatë ditës, kërkesën e Maqedonisë për një mision të ri ushtarak në vend si dhe do të vendosin për modalitetet e operacionit me emrin e koduar “Dhelpra e Kuqërremtë”. Ky operacion do të zëvendësojë misionin “Korrje të domosdoshme”, i cili përfundoi zyrtarisht detyrën e tij në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Presidenca maqedonase ka kërkuar një forcë të lehtë, prej ndoshta 700 trupash për mbrojtjen e vëzhguesve civilë ndërkombëtarë me një mandat gjashtëmujor, por zyrtarë të NATO-s sinjalizojnë se forca mund të jetë diçka më e madhe dhe mandati i saj të zgjatet deri në nëntë muaj.
XS
SM
MD
LG