Ndërlidhjet

ABU DABI


Emiratet e Bashkuara Arabe do ti tërheqin trupat e tyre nga misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, Kfor, për shkak të përfundimit të misionit të ushtarëve të këtij vendi.
“Ky kontigjent ka përfunduar misionin që i ishte dhënë parandaj kthimi do të filloj brenda disa ditësh dhe do të përfundoj brenda gjashtë javësh” – ka thënë një zëdhënës i armatës së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Njësiti i Emirateve ishte i angazhuar në sigurimin e disa enklavave serbe dhe vepronte në kuadër të brigadës shumëkombëshe të Veriut, nën komandën e Francës.
XS
SM
MD
LG