Ndërlidhjet

UASHINGTON


Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Colin Powell për të diskutuar lidhur me koalicionin kundër terrorizmit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, për të cilin shumë shtete arabe dhe myslimane kishin shprehur rezerva.
“Pjesë e diskutimit ishin edhe pikëpamjet e arabëve të moderuar dhe të popujve që besojnë në Islamizëm si religjion i paqes” – tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Boucher.
Nesër, Mbreti Abdullahu i Dytë takohet me presidentin amerikan, Bush.
XS
SM
MD
LG