Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zyrtarë të Pakistanit kanë arritur në Kandahar, të Afganistanit, në përpjekje për të bindur liderin taliban Mulla Mohammad Omar që të dorëzoj Osama bin Ladenin, në mënyrë që të evitohet një përleshje e dhunshme me Shtetet e Bashkuara, ka raportuar agjencia gazetare islamike e Afganistanit.
Burime në pakistan, këtë vizitë e kanë cilësuar si “përpjekje të fundit për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët për krizën aktuale”.
Pakistani është i vetmi shtet që ende mbanë lidhje diplomatike me regjimin taliban në Afganistan.
XS
SM
MD
LG