Ndërlidhjet

PODGORICË


Nënkryetari i Partisë Social Demokrate të Malit të Zi, Miodrag Iliçkoviq i ka deklaruar radios “Evropa e Lirë” se kryetari jugosllav, Vojisllav Koshtunica “është vonuar me kujdesin për ruajtjen dhe mbrojtjen e Jugosllavisë”.
Ai ka thënë se Vojvisllav Koshtunica “nuk kishte menduar për Jugosllavinë kur tanket kalonin Drinën, kur në Kosovë fotografohej me kallashnikov dhe kur më 6 qershor të vitit 2000, pranoi, siç u shpreh Iliçkoviq, “një puç kushtetues në bazë të të cilit formoi qeverinë jolegale federative”.
Ndërkaq, poashtu në deklaratën dhënë për radion tonë, zëdhënësi i Partisë Popullore Socialiste, Dragan Koprivica tha se “Koshtunica ka plotësisht të drejtë”.
XS
SM
MD
LG