Ndërlidhjet

"LIDERI I GUERILËVE NË MAQEDONI URDHËRON SHPËRBËRJEN"


"NEW YORK TIMES"



Guerilët shqiptarë kane deklaruar qe formalisht jane çmobilizuar dhe po rikthehen në jetën civile.
Megjithate, pavarësisht nga bisedimet paqësore, mundësia për një shpërthim të ri të dhunës është shumë reale.
Pikat e kontrollit në rrugët e Maqedonisë Perendimore janë të braktisuara. Gjithsesi një vijë e padukshme fronti mbetet përgjatë zonave që ndodhen midis territoreve te kontrolluara nga shqiptarët dhe atyre te kontrolluara nga qeveria maqedonase.
Në një kohë që luftëtarët shqiptarë sipas te gjitha gjasave, i kanë dorëzuar armët e tyre dhe janë çmobilizuar, Parlamenti maqedonas ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen politike, që do t’u jepte shqiptarëve në vend, më shumë të drejta politike. Po ashtu edhe qeveria maqedonase nuk ka ofruar ende një amnesti për luftëtarët shqiptarë, në bazë të premtimeve gjatë bisedimeve për paqë. Këto veprime përfundimtare priten të zgjasin të paktën edhe dy javë të tjera.
Nderkohe, NATO po i tërheqë trupat, pasi e mbaroi misionin e vet 30 ditor. Nje force e re prej 1000 trupash pritet që t’i zëvendësojë, por egzistojnë shqetesime që problemet mund të lindin para se kjo forcë e re të jete gati. Dy javët që do të vijnë pritet të jenë më kritiket – bëri të ditur një zëdhënës i NATO-s.
“Ne kemi nevojë që këto forca të jenë në terren tani” – tha Maki Shinohara, zëdhënëse e agjencisë së Kombeve te Bashkuara për refugjatët në Shkup.
“ Nuk eshte aq i rëndësishëm numri, sa është e rendësishme një prani efektive, e cila do t’i dekurajonte njerëzit që të rrëmbejnë armët për vetëmbrojtje, dhe do të ulte frikën, e cila është shumë reale në këto komunitete”, thotë Shinohara.
NATO ka shprehur shqetesimet e veta për grupet paramilitare sllavo maqedonase, të cilat jane shfaqur para pak javësh. Ata janë akuzuar, që gjatë natës të kenë shkaktuar zjarre rreth disa fshatrave të vijës së kufirit, dhe gjatë ditës të kenë sulmuar disa fshatarë etnike shqiptar.

Prania e tyre rrezikoi përfundimin e procesit te carmatimit te luftetareve shqiptare, derisa më në fund presidenti maqedonas Trajkovski u bind të urdhëronte tërheqjen e tyre.
Forcat e NATO-s janë shpërndarë në këtë zonë dhe trupa të rregullta të ushtrisë dhe policisë maqedonase kanë marrë në dorë sigurinë e fshatrave sllave. Megjithate, keto grupe paramilitare mbeten nje rrezik potencial, thonë burimet ushtarake te NATO-s.
Një rrezik tjetër potencial është fakti që shumë nga ish - guerliët shqiptarë pranojnë, që edhe pse e kanë dorëzuar shumicën e armatimeve, disa prej tyre kanë mbajtur një armë reserve. Analistë të pavarur mendojnë që, luftëtarët shqiptarë kanë dorëzuar vetëm gjysmën e armëve të tyre dhe gjithsesi mund të marrin te tjera nëpërmjet tregut të zi.
Nje anetar i parlamentit, Nikola Popovski bëri të ditur se cdo shpërthim i ri luftimesh do të provonte që, misioni i NATO-s për mbledhjen e armëve ka qenë i dështuar. Dhe nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, Parlamenti nuk do të jepte aprovimin përfundimtar të marrevëshjes politike dhe kjo efektivisht do të shënonte një falimentim të procesit të paqes
Arbër Xhaferi, udheheqës i partise kryesore politike shqiptare tha, se, nëse partitë slave maqedonase do të përpiqeshin të ndryshonin qoftë edhe një pjesë të vogël të marreveshjes, partia e tij do ta refuzonte të gjithën.
Udhëheqësi i guerilëve shqiptare, zoti Ahmeti, tha që maqedonasit nuk mund të mohonin marrëveshjen e paqes.
“Do të ishte njëlloj sikur ne të kërkonim armët tona të shkatërruara nga NATO dhe ju e dini qe kjo eshte e pamundur”, thotë zoti Ali Ahmeti.


XS
SM
MD
LG