Ndërlidhjet

KABUL


Lideri suprem taliban, Mullah Mohamad Omar, ka sinjalizuar kryeneçësinë e tij kundër kërkesave të Shteteve të Bashkuara për dorëzimin e Osama bin Ladenit dhe rrjetit të tij Al Kaida.
Mulla Mohamad Omar ka thënë, veç të tjerash, se Uashingtoni duhet të mendojë dy herë para se të sulmojë.
Talibanët pranuan dje sa kanë nën kontrollin e tyre Osama bin Ladenin në një lokacion të paidentifikuar në Afganistan, kurse Shtetet e Bashkuara janë kërcënuar me represalje nëse talibanët nuk dorëzojnë bin Ladenin, i akuzuar nga autoritetet amerikane për sulmet terroriste të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG