Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zëdhënësi i Programit Botëror për Ushqim, Khaled Mansur, njoftoi se në Kabul ka arritur dërgesa e parë e ndihmave në ushqim prej 218 tonelata grurë që Kombet e Bashkuara i dërgojnë Afganistanit, pas sulmeve të fundit terroriste në Shtetet e Bashkuara.
Në Pakistan ka arritur edhe zyrtari i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Kenzo Oshima, në një mision shikimi të rrethanave në kuadrin e përpjekjeve për ofrimin e ndihmës qindra mijëra refugjatëve dhe të zhvendosurve afganë.
XS
SM
MD
LG