Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan i ka bërë thirrje Asamblesë së përgjithshme të OKB-së që të veprojë shpejt e me vendosmëri kundër atyre që janë përgjegjës për ndërmarrje terroriste.
Kofi Anan filloi debatin mbi terrorizmin global duke kërkuar nga 189 anëtarët e OKB-së që të vënë në jetë konventat ekzistuese dhe ka theksuar nevojën që asambleja të dakordohet për një konventë të gjithanshme mbi terrorizmin ndërkombëtar.
Asamblesë iu drejtua edhe prefekti i Nju Jorkut,
Rudolph Giuliani, me apel për aksion të bashkuar duke thënë se nuk mund të ketë neutralitet në çështjen e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG