Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, tha se informatat që Shtetet e Bashkuara u paraqitën ambasadorëve të Aleancës në Bruksel, japin prova të qarta dhe bindëse se sulmet terroriste të 11 shtatorit ishin orkestruar nga jashtë dhe se pas tyre qëndron rrjeti Al Kaida i Osama Bin Ladenit. George Robertson bëri të ditur se për rrjedhojë, që nga dita e sotme hyn në fuqi klauzola pesë e Kartës themeluese të NATO-s për mbrojtjen reciproke, por refuzoi të komentonte mënyrën e transformimit të këtij vendimi në aksione ushtarake. Zhvillimi i sotëm shënon aktivizimin për herë të parë në 52 vjet histori të NATO-s, të nenit pesë për mbrojtjen reciproke, sipas të cilit, çdo sulm mbi një vend anëtar, është sulm mbi gjithë aleancën.
XS
SM
MD
LG