Ndërlidhjet

SHKUP


Emisari special amerikan, Xhejms Pardju dhe i dërguari i Bashkimit Europian, Fransua Leotar, nisën serinë e bisedimeve me zyrtarë të lartë të Shkupit, me takimin me kryetarin e parlamentit maqedonas Stojan Andov. Ndërkaq, zëdhënësi i NATO-s, Mark Leiti, konfirmoi se ka pasur të shtëna gjatë ditëve të fundit në rajonet me popullsi kryesisht shqiptare, por nuk ja adresoi ato ndonjë force të caktuar. Leiti u rikujtoi guerrilasve shqiptarë të respektojnë zotimin për shpërndarje, ndërsa u bëri thirrje autoriteteteve maqedonase, të zbatojnë angazhimet e tyre për ndryshime legjislative dhe amnestimin e guerrilasve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG