Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët e lartë europianë, Havier Solana dhe Kris Paten, kanë arritur në Maqedoni për t’i dhënë shtysë, siç thuhet, miratimit të amnestisë për guerrilasit shqiptarë dhe përshpejtimit të aprovimit në parlament të reformave kushtetuese. Ndërkaq sponsorizuesit e marrëveshjes së paqes, Xhejms Pardju dhe Fransua Leotar, kanë lëshuar një kumtesë, në të cilën thuhet se mbështesin rihyrjen e forcave maqedonase të sigurisë në gjithë rajonet e vendit, me kusht që ato të bëhen në kohën e duhur dhe me përgatitje të kujdesshme. Ata kanë theksuar edhe njëherë se autoritetet duhet të përmbushin obligimet e tyre, duke iu referuar amnestisë dhe reformave.
XS
SM
MD
LG